BOTA

“Nuk do të ketë shtet palestinez”, Netanyahu nuk tërhiqet dhe paralajmëron reagim ndaj vendimeve për njohje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi ashpër pas vendimeve të Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë për të njohur sot zyrtarisht shtetin palestinez. Në një deklaratë, ai tha se njohja e një shteti të tillë pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit “është një shpërblim i madh për terrorizmin”.

Netanyahu shtoi se “nuk do të ndodhë” dhe se një shtet palestinez nuk do të krijohet. Ai theksoi se për vite me radhë ka penguar themelimin e “këtij shteti terrorist”, siç e quan ai, edhe përkundër presionit ndërkombëtar, shkruan A2 CNN.

Kryeministri izraelit po ashtu deklaroi se Izraeli ka dyfishuar vendbanimet hebraike në Judea dhe Samaria dhe se do të vazhdojë këtë rrugë. Ai paralajmëroi një përgjigje ndaj “tentativës së fundit për të imponuar një shtet terrorist në zemër të vendit tonë” pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, ku do të marrë pjesë këtë javë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

24 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

41 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago