BOTA

“Nuk duhet ta lejojmë të ngrejë kokë”, Izraeli fillon sulmet ndaj Hezbollahut në Liban

Hezbollahu “po përpiqet të ngrejë kokën dhe të testojë se sa rreptësisht po zbatojmë marrëveshjen” për armëpushimin në Liban. Kështu ka deklaruar Komandanti i Forcave Ajrore izraelite, Tomer Bar, në një prononcim për mediat izraelite.

“Këtë mëngjes goditëm shtatë pika kalimesh përgjatë kufirit midis Sirisë dhe Libanit. Kuptuam se ata po përpiqeshin të na testonin dhe të kontrabandonin armët edhe një herë. Kjo nuk duhet toleruar”, deklaroi Tomer Bar, Komandant i Forcave Ajrore izraelite, shkruan A2.

Po ashtu, trupat izraelite konfiskuan një kamion e cila ishte e pajisur me raketa dhe mbante 40 fuçi në Libanin jugor, pjesë e një ngarkese nga zona të ndryshme që përfshinin eksplozivë, granatahedhës me raketa dhe pushkë automatike AK-47, tha ushtria izraelite.

Sakaq, forcat izraelite bastisën të premten Spitalin Kamal Adwan, një nga tre objektet mjekësore në skajin verior të Gazës, duke urdhëruar dhjetëra pacientë dhe qindra të tjerë të evakuohen dhe duke lënë një pjesë të vendit të shkatërruar, thanë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, në Gaza.

Autoritetet e Palestinës bëjnë me dije se sulmet izraelite në Gaza vranë të paktën 25 civilë, përfshirë 15 persona në një shtëpi të vetme në qytetin e Gazës, thanë mjekët dhe shërbimi i urgjencës civile.

Ushtria izraelite në reagimin e saj tha se ishte përpjekur të kufizonte dëmtimin e civilëve dhe kishte “lehtësuar evakuimin e sigurt të civilëve, pacientëve dhe personelit mjekësor përpara operacionit”, por nuk dha detaje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago