Vëllimit të madh të reagimeve ndaj deklaratës “kontraverze” të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i është shtuar edhe ajo e aktivistes për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko.
Deklarata e Abazoviç se “gjenocidi nuk është kryer kundër boshnjakëve, por njerëzve” nuk është papjekuri politike, vlerësoi Biserko, por instruksion i marrë nga Beogradi.
Madje, në pikturë edhe më të gjerë, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, tha se është pjesë e planit të Dritan Abazoviç për të ngadalësuar rrugën drejt BE-së të Malit të Zi.
“Gjithçka që [Dritan Abazoviç] po bën tani nuk është nga papërvoja politike, por një qëllim për të ndalur Malin e Zi, e cila natyrisht është instruksion i marrë nga Beogradi, dhe ai merr anën e Beogradit, qëllimi i së cilës është ndalimi i përparimit të Malit të Zi drejt BE-së”, ka thënë Biserko, raportoi “Klix”.
Kjo ngase “Mali i Zi është vendi që është më së afërmi në Ballkani Perëndimor [për anëtarësim në BE] dhe në fakt e fut Malin e Zi në një gjendje jostabile”, ka konsideruar aktivistja serbe.
Sonja Biserko konsideron se do të pasojnë zgjedhje të reja deri sa të kristalizohet një vijë e qartë evropiane e vendit.
“Mali i Zi është me fat që tashmë janë anëtar i NATO-s, prandaj edhe s’kanë konflikte të jashtme, por do të ketë destabilitet të brendshëm shumë,e ndoshta edhe dhunë. Mali i Zi mund të jetë duke hyrë në një periudhë destabiliteit dhe anëtarësimi i saj në BE do të shtyhet”, ka thënë mes tjerash Sonja Biserko.
Çfarë tha Abazoviç që ngjalli reagime?
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në fjalimin e tij e artikuloi si gjenocid kundër qenieve njerëzore, duke mos iu referuar si gjenocid kundër një grupi etnik.
“Këto shënjestra të bardha thonë shumë për të gjithë. Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve por kundër njerëzve. U krye nga politika e ligësisë, politika e vdekjes, politika e mashtrimit. Për atë duhet t’u japim shans gjërave. Ka shumë gjëra që mundtë ndryshojmë për të mirën, për ripajtim, drejtësi, dhe shans ndaj së vërtetës”, ka thënë Abazoviç.
Deklarata e Abazoviçit u dënua nga politikanë të shumtë, profesorë universiteti, analistë dhe përfaqësues të shoqatave, ndërsa shoqata Nëna e Srebrenicës i bëri thirrje kryeministrit të Malit të Zi që t’u kërkojë falje të gjitha viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
Kryeministri Abazoviç, gjatë fjalimit të tij para përfaqësuesve të mediave në Potoçari, u përpoq të shpjegojë deklaratën e diskutueshme.
“Jo, unë kisha një deklaratë që gjenocidin e bënë politikanët dhe politikanët krijojnë gjithçka dhe politikanët krijojnë të keqen dhe vrasin njerëz, dhe ushtria e ekzekuton atë në emër të politikës. Që të dimë se kush është fajtori i vërtetë, kush janë ata që kanë dhënë urdhëra”, tha Abazovic.
“Të kaluarën nuk e ndërrojmë dot, por të ardhmen mundemi. Na mbetet neve të vendosim rreth asaj se a të jetojmë në kufijtë e Ballkanit apo të jetojmë më mirë”, ka thënë mes tjerash kryeministri i Malit të Zi.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…