Nuk ka dorëzim, djali i “luanit të Panjshirit” kundër talebanëve – lëvizja e tij nuk e pranon disfatën e kapitullimin

Nuk ka dorëzim, megjithatë nuk ka përfunduar gjithçka – pasi që shpirti luftarak i lëvizjes kundër talibanëve është rikthyer në skenë, pavarësisht që mbrëmë talebanët morën nën kontroll Kabulin pas dorëzimit të ushtrisë afgane.

Në Twitter është shfaqur videoja e asaj që duket sikur fillimi i organizimit të lëvizjes kundër talebanëve dhe Al Qaedas.

https://twitter.com/i/status/1427253132501868544

Forcat e armatosura do t’i udhëheq Ahmad Massoud, djali i Ahmad Shah Massoud i njohur si “luani i luginës Panjshir” që luftoi brutalisht kundër ushtrisë sovjetike në operacionin “Magjistralja” gjatë vitit 1989, që më vonë u bë lider i muxhahedinëve dhe lider i Aleancës 7, që u themelua kur talebanët erdhën për herë të parë në pushtet në Afganistan në vitin 1996.

Djali i tij Ahmad i cili asokohe ishte fëmijë, ka ndjekur hapat e babait dhe ka vendosur t’ua tregojë dhëmbët xhihadistëve dhe të hakmerret në emër të babait.

Ndryshe lugina Panjshir është rajoni i vetëm në Afganistan që xhihadistët kurrë nuk kanë shkelur. Në videon e publikuar më poshtë shihet Ahmad Massoud i njohur si Tajik, së bashku me bashkëluftëtarët duke u futur në helikopterin Mi-17V5 të ushtrisë afgane duke u nisur në një lokacion të panjohur.