BREAKING NEWS

Nuk ka kontakte mes Hamasit dhe Sinwarit, ndoshta ai është vrarë

Në orët e fundit, shqetësimi midis udhëheqësve të Hamasit është rritur për fatin e Yahya Sinwar, kreut politik të organizatës në Gaza dhe krijuesi i sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor.

Sipas burimeve të italianes “Repubblica”, Sinwarit i është ndërprerë kontakti prej gati dy javësh dhe aktualisht figuron si i zhdukur.

Fati i tij aktualisht nuk dihet.

Burimet egjiptiane vlerësojnë se Yahya Sinwar u vra ose u bllokua për vdekje në një nga tunelet ku ai ishte fshehur për katër muajt e fundit.

Mediat kombëtare, si “Jerusalem Post” dhe “Times of Israel”, thonë se delegacioni izraelit i ngarkuar për negocimin e armëpushimit me Hamasin në Kajro është kthyer në shtëpi, duke lënë disa zyrtarë të rangut më të ulët në Egjipt.

“Tri ditët” e bisedimeve duhet të vazhdojnë sot me diskutime mes përfaqësuesve të Hamasit dhe krerëve të shërbimeve të Katarit dhe Egjiptit.

Dita e parë e takimeve u vlerësua “pozitive” nga mediat egjiptiane. Në negociata marrin pjesë vetë Egjipti, Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Katari, të cilit i janë besuar kërkesat e Hamasit.

Joe Biden i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se sipas një marrëveshjeje të re, Izraeli ka të ngjarë të lirojë më shumë të burgosur palestinezë për çdo peng të liruar se sa sipas marrëveshjeve të mëparshme.

Apel i ri i OKB-së për Izraelin që të ndalojë ofensivën ushtarake në Rafah: Kjo mund të çojë në një masakër, deklaron koordinatori humanitar i Kombeve të Bashkuara Martin Griffiths, “qeveria izraelite nuk mund t’i injorojë më këto thirrje”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

43 minuta ago
  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

14 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

16 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

17 orë ago