LAJME

Nuk ka mbetur më “këmbë njeriu” në ishull, shqiptari refuzon të largohet nga Santorini

Tërmetet vazhdojnë të godasin Santorinin, një ndër ishujt më të famshëm dhe piktoresk të Greqisë. Pamjet që vijnë nga ishulli tregojnë rrugë të boshatisura dhe njerëz që rendin të kapin një traget për t’u larguar.

Por një shqiptar, i cili jeton prej 30 vitesh atje, tregon se nuk ka ndërmend të largohet dhe të lërë gjithçka pas.

“Shumë biznese janë mbyllur, shumë të tjera do të mbyllen sepse të gjithë kanë ikur, sidomos familjarët”, tregon për “Dita jonë” në A2 CNN, Niko Topuzi, i cili punon aty në biznesin e hotelerisë. “Unë personalisht nuk do të iki, nuk do të lëviz fare. Unë pothuajse jam rritur në këtë ishull, sepse jam këtu që në vitin 1995. Kam shumë kontakte me njerëz, edhe shumë të moshuar. Nuk është se nuk i besoj shkencës dhe teknologjisë, por ata thanë që këtu i kanë mbijetuar shumë tërmeteve edhe më të fuqishme. Unë do të lëviz personalisht”.

Ai shpjegon se lëkundjet janë më të ulëta se në ditët e mëparshme, megjithatë raportohet se 11-14 mijë banorë janë larguar. “Shumica e bizneseve janë mbyllur sepse u kanë ikur punëtorët. Edhe mua më kanë ikur tre punëtorë. Jam pak më i privilegjuar sepse kam edhe familjarë të mi dhe do të punoj pak më shumë. Por këtu ka akoma turistë, kryesisht nga Amerika Latine dhe aziatikë”.

Autoritetet deri tani nuk kanë dhënë urdhër që njerëzit të largohen, shumica e njerëzve janë larguar me dëshirën e tyre. “Nëse na thonë që të largohemi, edhe unë do të iki”, tregon Topuzi. “Unë personalisht as nuk e imagjinoj të largohem, por nëse na thonë, do të vij në Shqipëri”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago