Seanca në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj e cila ishte paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj, anulohet me arsyetimin se njësiti nuk mund ta sjell të paraburgosurin.
Në lidhje me këtë Vëllai i Donjeta Pajazitit, Shkëlqimi ka reaguar duke ngritur shume pikëpyetje ne lidhje me ketë shtyrje të seancës.
Ai thotë se ndoshta dhe do ta anulojnë kështu rastin shume here, pasi qe është hera e dyte nga Drejtësia e Kosovës qe anulohet seanca duke e shtyrë rastin deri ne ditën kur te vdes i akuzuari dhe e vërteta te mbetet mister.
Ai po ashtu përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social Facebook, ka pasur dyshime në lidhje me gjykimet e rasteve të tjera se a do të mbahen, apo s’do të mbahet vetëm rasti për te akuzuarin e vrasjes së Donjetës.
“A thu sot nuk do te mbahet asnjë gjygj sepse nuk paska transport shteti ti sjellin te akuzuarit, a po vetëm për te akuzuarin për vrasje e Donjetës nuk po mujka shteti ti siguroj transport”.
Postimi i plotë:
Nje arsye e logjikshme nga ana jan si familjar te Donjetes, ndoshta do ta anulojn keshtu rastin shum her deri ne diten kur do te vdes i akuzuari dhe e verteta do te mbetet mister pergjithmonAnulohet nga Drejtesia e Kosoves,per heren e dyt seanca fillestare ku po rigjykohet per te 4 her rasti i DonjetesSeanca ishte parapar te filloj nga ora 10:00, ne Gjykata Themelore Ferizaj, e njoftimi qe nuk do te mbahet na vjen ne ora 08:26, me arsye se nuk mund ta sjellin te akuzuarin ne Gjykat, a thu sod nuk do te mbahet asnje gjygj sepse nuk paska transport shteti ti sjellin te akuzuarit, a po vetem per te akuzuarin per vrasje e Donjetes nuk po mujka shteti ti siguroj transport