Një tjetër ditë e zymtë për Spanjën, ku vetëm në 24 orët e fundit autoritetet raportuan se 769 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi. Si rezultat, numri total i viktimave ka shkuar 4858.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë gjithashtu të ditur se numri i rasteve të reja të konfirmuara në ditën e fundit ishte mbi 4500, duke e çuar numrin total të të infektuarve në vend në mbi 64000. Prej tyre, mbi 4100 janë në terapi intensive, ndërsa mbi 9000 janë shëruar, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Qeveria pritet të mblidhet këtë të premte për të vendosur mbi shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 11 prill, një përpjekje për të frenuar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa propozimi i kryeministrit Pedro Sanchez për një plan të tipit “Marshall” për vendet e prekura në Europë, ka hasur kundërshtimin e Gjermanisë dhe Holandës, raportojnë mediat spanjolle.