POLITIKE

Kërkohet nga Qeveria t’i ndajë 300 milionë euro për sektorin privat në Kosovë

Duke e parë me shqetësim situatën ekonomike të krijuar pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, kërkojnë nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës që të prezantojë me prioritet pakon e masave emergjente në mbështetje të ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur nga masat e ndërmarra për përhapjen e pandemisë.

Duke përsëritur qëndrimin e tyre se mbrojtja e sektorit privat është jetike për një ekonomi të qëndrueshme dhe mirëqenie, ashtu si edhe për të ruajtur aftësinë e shtetit për mbledhjen e të hyrave buxhetore, organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat, ritheksojnë nevojën e përpilimit dhe zbatimit të një programi të mbështetjes qeveritare me qëllim të ndërhyrjes së shpejtë dhe gjithëpërfshirëse për shpëtimin e vendeve të punës, thuhet në një njoftim për medie të përfaqësuesëve të biznesit në vend.

Duke pasur parasysh impaktin tejet negativ që pandemia COVID-19 ka pasur në tërë sistemin ekonomik dhe vonesën e institucioneve për t’u dalë në ndihmë ndërmarrjeve të prekura, një numër i madh i punonjësve të vendit do të mbeten pa të ardhura që nga muaji mars. Një situatë e tillë do të ndikonte në thellimin e mëtejmë të gjendjes, tashmë të vështirë sociale në vend.

Prandaj organizatat e biznesit i kërkojnë Qeverisë që jo më larg se këtë javë të aprovojë programin e likuiditetit i cili do të përfshinte: (1) Një pako financiare në vlerë prej së paku 300 milionë eurosh për fazën emergjente, (2) Subvencionimin e pagave për punonjësit e të gjitha ndërmarrjeve, aktiviteti i të cilave është ndërprerë apo vështirësuar në masë të madhe, (3) Subvencionimin e pagesave të qirasë për të gjitha ndërmarrjet, aktiviteti i të cilave është ndërprerë apo vështirësuar në masë të madhe, dhe (4) Subvencionimin e të gjitha shpenzimeve të tjera operative për të gjitha ndërmarrjet aktiviteti i të cilave është ndërprerë apo vështirësuar në masë të madhe.

Organizatat e biznesit besojnë fuqishëm se Kosova ka kapacitetet e nevojshme buxhetore për ndërhyrje financiare, që do të mund të realizohej përmes riorientimit të mjeteve të planifikuara për investime kapitale, në programin e propozuar të likuiditetit. Po ashtu, odat ekonomike rikujtojnë Qeverinë se përqindja e borxhit publik ndaj bruto produktit vendor është e ulët, gjë që lejon hapësirën e nevojshme për rritje të nivelit të huamarrjes me qëllim të mbajtjes së rritjes ekonomike në nivel të dëshiruar.

Po ashtu, Qeveria në detyrë, duhet të nisë menjëherë përpilimin e një programi të rimëkëmbjes për fazën e paspërfundimit të pandemisë COVID-19, i cili do të përfshinte mjete monetare nga buxheti i vendit, por edhe nga organizatat financiare ndërkombëtare. Organizatat nënshkruese të kësaj deklarate kërkojnë edhe Kuvendi i Kosovës që të mbështesë masat e prezantuara nga Qeveria në detyrë, përfshirë edhe rishikimin e nevojshëm të buxhetit të vitit 2020.

Krejt në fund, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, mbesin të zotuara që të ofrojnë përkrahjen e parezervë dhe ekspertizën e tyre në përpilimin e programit, por edhe në identifikimin e fondeve të vëna në dispozicion për qeveritë dhe sektorin privat në shtetet e prekura nga pandemia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago