Dështimin e tij për të takuar presidenti amerikan Donald Trump, kreu i shtetit serb Aleksandar Vuçiç e justifikoi me një sëmundje të papritur, e cila e detyroi në fundjavë, sipas ndihmësve të tij, që të kthehej me urgjencë në Beograd.
Megjithatë, duke komentuar kthimin e bëftë të Vuçiçit, ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviç u shpreh se presidenti i Serbisë nuk kishte llogaritur siç duhet ndikimin e veprimeve të tij dhe për pasojë, shefja e kabinetit të Trump i ndaloi hyrjen në kompleksin në Florida, pavarësisht se ai kishte paguar për të qenë aty.
“Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump janë më të fokusuar në raportin personal me Putinin. Vuçiç nuk mund të përdorë një foto me Trumpin si mjet për të zgjidhur çështjet e brendshme në Serbi. Ai shpresonte që, me një fotografi në Florida, të zbuste presionin nga Europa dhe të siguronte rrugën drejt Moskës. Por, duke u përpjekur të pozicionohej mes Trumpit dhe Putinit, ai ia zuri vendin Trumpit si figura udhëheqëse përballë Europës”, mësohet të ketë thënë Vujoviç.
Dhe njeriu që frenoi këto plane të Vuçiçit, është e sprovuar në lojërat e pushtetit. Susie Wiles ka drejtuar për gati 10 vjet firmën lobuese Ballard Partners në Tallahassee.
Ajo është gruaja e parë në historinë e SHBA-së që është emëruar si shefe e kabinetit të presidentit amerikan dhe konsiderohet person i besuar i tij.
Vetë Trumpi e ka pohuar publikisht se Wiles e ndihmoi të realizonte atë që ai e përshkroi “si një nga fitoret më të mëdha politike në historinë e SHBA-së dhe ka qenë pjesë thelbësore e fushatave të tij të suksesshme në 2016 dhe 2020”.