Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përsëritur kërcënimin e tij për të aneksuar Groenlandën me forcë ushtarake nëse është e nevojshme. Në përgjigje të një pyetjeje mbi këtë temë, republikani tha në një intervistë për NBC se një gjë e tillë nuk do të përjashtohet.
“Unë nuk përjashtoj asgjë. Natyrisht nuk po them se do ta përdor, por as nuk e përjashtoj. Ne na duhet Groenlanda. Na duhet shumë keq madje. Groenlanda përbëhet nga njerëz shumë miqësor dhe ne do të kujdesemi për ta shumë mirë. Gadishulli na duhet për sigurinë ndërkombëtare”, tha Trump, shkruan A2.
Për muaj të tërë, Trump ka shprehur interesin e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës, e cila është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës. Ai nuk e kishte përjashtuar përdorimin e ushtrisë as në të kaluarën. Që në mandatin e tij të parë në detyrë, Trump shkaktoi një sensacion me idenë e blerjes së thjeshtë të Groenlandës. Trump do të donte gjithashtu ta shihte Kanadanë fqinje si pjesë të SHBA-së.
Në intervistën për NBC, Presidenti i SHBA-së e bëri të qartë se nuk e shihte forcën ushtarake si një opsion kundër Kanadasë. Duke iu referuar fqinjit verior, ai tha: “Nuk mendoj se do të arrijmë ndonjëherë në atë pikë.”
Në intervistën për median amerikane, Trump përsëriti refrenin për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, por pa përcaktuar se si. Ai lavdëroi Ukrainën për arritjen e marrëveshjes së mineraleve të rralla dhe theksoi se kjo luftë nuk do të kishte ndodhur nëse në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ishte ai.
Nga ana tjetër, Trump ka urdhëruar që burgu famëkeq i Alcatrazit në shtetin amerikan të Kalifornisë të rifillojë operacionet. Trump e theksoi këtë fakt në platformën e tij online “Truth Social” se kishte udhëzuar autoritetet të modernizonin dhe rihapnin objektin e famshëm, të vendosur në një ishull pranë San Franciskos dhe të mbyllur për më shumë se gjashtë dekada.
Në të ardhmen, do të strehonte “kriminelët më të rrezikshëm dhe të dhunshëm të Amerikës”, “mbeturinat e shoqërisë që nuk do të shkaktojnë asgjë tjetër përveç mjerimit dhe vuajtjes”, tha ai.
Po ashtu, Trump në një postim në platformën “Truth Social” tha se ka udhëzuar Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së që të vendosin një tarifë 100% për filmat që prodhohen jashtë Shteteve të Bashkuara dhe importohen në Amerikë. “Industria e Filmit në Amerikë PO VDES shumë shpejt. Vende të tjera po ofrojnë të gjitha llojet e stimujve për të larguar regjisorët dhe studiot tona nga Shtetet e Bashkuara”, shkroi Trump në postimin e tij.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…