Nuk përmbahet Shqiprimi, qanë pasi fiton “Oscarin”

Shqiprim Arifi ka thënë se ishte planifikim i Zotit (një mufafik i thekur) rizgjedhja e tij si kryetar i Preshevës, thua së është zgjedhur kryetar i New York-ut.

“Pikë së pari njëherë dua ta feleminderoj në këtë muaj të shenjtë Zotin, i cili ma ka mundësuar prapë me qëndru këtu dhe i cili jep pushtet, merr pushtet dhe prapë jep pushtet ashtu ai siç mendon dhe ashtu ai siç e planifikon, dhe unë jam i kënaqur me vendimin e tij që me qenë prapë këtu dhe me iu drejtu si kryetar; kjo është pikë së pari”, tha Arifi në fjalën e tij të hënën në Kuvendin Komunal.

Pasi nisi t’i falenderoj anëtarët e familjes, ai shpërtheu në vaj duke përdorur një shprehje gjermanisht.

“Unë dua të falenderoj në vazhdimësi, pikë së pari njëherë, prindt e mi… Scheisse… gruan time dhe fëmijët e mi.. familjen time… Scheisse. Pikërisht kjo nuk desha me ndodh, por ja… Familjen time, pra, shokët, miqtë, dashamirët , krejt ata që kanë kontribuar”, tha Arifi.