Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë të shpeshta. Veç rasteve kur burrat sulmojnë gratë, fëmijët prindërit e anasjelltas, mes vetes raportohet shpesh se rrihen edhe vëllezërit e motrat.
Burime të Gazetës Sinjali, brenda Prokurorisë, bëjnë me dije se një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje, në rrugën “Adem dhe Bakir Gjuka” në Pejë.
Siç mëson Sinjali, dy vëllezër u kapën mes vete, pasi nuk mundën të merreshin vesh për pasurinë.
Si pasojë e mosmarrëveshjes, njëri vëlla ushtroi dhunë ndaj tjetrit, për çka u desh intervenimi i Policisë.
I dyshuari u arrestua dhe u dërgua në stacion policor për intervistim, teksa deklaratë para hetuesve policorë ka dhënë edhe vëllai, viktimë e këtij rasti.
Pas marrjes së deklaratave nga palët, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin për dhunë në familje dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…