Në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) janë numëruar votat e kandidatëve për deputetë nga 50.14 për qind të vendvotimeve, si dhe janë verifikuar votat për subjektet politike.
Pas numërimit të votave nga 1282 vendvotime nga 2557, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47.58 për qind, PDK-ja është e dyta me 21.25 për qind e LDK-ja e treta me 12.15 për qind.
Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, prin larg në garën si kandidati më i votuar për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas të dhënave të procesuara nga rreth 40 për qind e vendvotimeve. Kurti ka marrë mbi 136 mijë vota, deri tash.
Sipas të dhënave publike, i dyti kandidat më i votuar nga të gjitha partitë është dyshi i VV-së, Glauk Konjufca. Ai ka marrë më shumë se 106 mijë vota. E në top dhjetë kandidatët më të votuar hyn vetëm një nga partitë tjera.
I treti është Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Hamza i ka marrë 61 mijë vota deri tash.
Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje është kandidatja e katërt më e votuar nga të gjitha partitë. Ajo ka marrë 55 mijë e 587 vota.
Hekuran Murati është i pesti me pak mbi 55 mijë vota.
Top-dhjetëshen e kompletojnë Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari e Mimoza Kusari-Lila, që si e dhjeta i ka marrë 34 mijë vota deri tash.
Jashtë listës së top-10 kandidatëve më të votuar, sipas të dhënave të deritashme, kanë mbetur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Abdixhiku i ka marrë 30 mijë e Haradinaj 15 mijë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…