KRYESORE

Zgjedhjet në Turqi: Numërohen rreth 97 përqind të votave, Erdogan nuk ka shanse të zgjidhet në raundin e parë

Zgjedhjet në Turqi drejt balotazhit

UPDATE: Mbi 45 milionë vota janë numëruar deri më tani në Turqi, nga mbi 64 milionë votues sa thuhet se kanë marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të 14 majit, raportoi BBC-ja të dielën.

Sipas rezultateve preleminare, në garën për president po prin Recep Tayyip Erdogan me 49.94 për qind të votave, ndërsa i dyti është Kemal Kılıçdaroğlu, që deri më tani i ka 44.30 për qind të votave.

Këto rezultate, sipas mediumeve ndërkombëtare, mund t’i çojnë këta dy kandidatë në balotazh.

Erdogan ka reaguar nëpërmjet Twitterit, duke thënë se kërkesa për numërim të shpejt të votave është uzurpim i vullnetit kombëtar

UPDATE: Rreth 60,7 milionë qytetarë votuan sot në Turqi, kurse jashtë vendit u regjistruan 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë votuan për herë të parë.

Gjithnje e më shumë Turqia po shkon drejtë raundit të dytë të zgjedhjeve.

Dy kampet për Reuters konfirmuan që balotazh do të ketë.

Por Erdogan, si dhe Kilicdaroglu kërkuan nga komisionerët të mos braktisin vendvotimet.

Kur janë numëruar 87.82 për qind të votave, Erdogan ka 50.0 për qind të votave, ndërkaq lideri opozitar, Kemal Kilicdaroglu 44.09.

t

UPDATE: Rreth 60,7 milionë qytetarë votuan sot në Turqi, kurse jashtë vendit u regjistruan 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë votuan për herë të parë.

Halk TV raporton se Erdogan nuk ka shanse të zgjidhet në raundin e parë.

Deri më tani janë numëruar 68% të votave.

Referuar rezultateve aktuale të përditësuara nga TRTHaber rezulton se, Recep Tayyip Erdoğan deri më tani ka marrë 51.3 për qind të votave.

Ai ndiqet nga rivali i tij kryesor, Kemal Kılıçdaroğlu, me 42.8 për qind të votave. Më pas vjen Sinan Oğan me 5.32 për qind, i ndjekur nga Muharrem Ince me 0.52 për qind të votave.

UPDATE: Janë numëruar gjysma e votave të zgjedhjeve të sotme presidenciale në Turqi.

Ndërsa gara elektorale po vazhdonte, kandidati presidencial i Aleancës Kombëtare Kemal Kılıçdaroğlu ndau një postim në Twitter me mesazhin “Ne jemi përpara”.

Rezultatet paraprake jozyrtare tregojnë se Erdogan është përpara me 52.1 për qind të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu, i cili ka 42.1 për qind.

UPDATE: Janë numëruar 37% të votova dhe rezultati është ngushtur bindshëm mes Erdoganit dhe kandidatit të opozitës.

Rezultatet paraprake jozyrtare tregojnë se Erdogan është përpara me 53.1 për qind të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu, i cili ka 41.4 për qind.

Pasi u hoq ndalesa që rezultatet të mos raportoheshin disa orë pas mbylljes së vendvotimeve, janë bërë të ditura të dhënat nga numërimi i votave të para të zgjedhjeve të sotme presidenciale në Turqi.

Rezultatet fillestare tregojnë se presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është përpara rivalit të tij, kandidatit opozitar Kemal Kılıçdaroglu, raporton Al Jazeera.

Rezultatet paraprake jozyrtare tregojnë se Erdogan është përpara me 53.9 për qind të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu, i cili ka 40.1 për qind.

Transmetuesi HaberTurk i dha rezultatet në bazë të 9.1 për qind të votave të numëruara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

6 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago