FOTO&VIDEO

Numri i turistëve nga Kosova, përgjysmë më i vogël se ai i një viti më parë

Numri i vizitorëve nga Kosova është përgjysmuar krahasuar me një vit më parë, megjithëse për pushuesit nga ky vend, Shqipëria është destinacioni i vetëm për momentin.

Të dhënat e pikës kufitare Vërmicë-Morinë tregojnë se gjatë muajit qershor 2019, afër 270 mijë qytetarë nga Kosova ishin nisur drejt bregdetit shqiptar, ndërsa gjatë qershorit të këtij viti vetëm 130 mijë.

Pandemia ka ndryshuar destinacionet turistike të kosovarëve këtë vit. Për dallim nga sezonet e kaluara, kur turistët nga Kosova zgjidhnin mes Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi e Kroacisë, tash destinacioni thuajse i vetëm ka mbetur Shqipëria.

Një pjesë e tyre po shfrytëzon fundjavat për pushime, e një pjesë tjetër po pret të vendosë varësisht se si vijojnë rastet e reja me koronavirus. Disa prej tyre preferojnë të shkojnë në Turqi për shkak të sigurisë, e disa po presin që Mali i Zi ta heqë testin për COVID-19, si kriter për të hyrë në këtë shtet. Një pjesë tjetër zgjedh të mos bëjë fare pushime këtë vit.

Megjithatë, shkruan Koha, fundjava e parë e muajit korrik ka shënuar një rritje të numrit të pushuesve nga Kosova për në Shqipëri. Mëngjesin e së shtunës janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ku nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00 kanë hyrë rreth 8 mijë vetura nga Kosova drejt Shqipërisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

54 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

3 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago