Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare kompozitori dhe dirigjenti italian Ennio Morricone.
Kompozitori ka ndërruar jetë në një klinikë në Romë, për shkak të pasojave pas një rënie aksidentale. Një pjesë e historisë së muzikës së filmit shkon me të. Fama e tij shpërtheu falë partneritetit artistik me Sergio Leone, dhe vazhdoi me bashkëpunime të mëdha: nga Bertolucci te Carpenter.
Muzikanti dhe kompozitori, ishte autor i tingujve më të bukur të kinemasë italiane dhe botërore, në filma si “Per un pugno di dollari”, “C’era una volta in America”, “Nuovo cinema Paradiso” apo dhe “Malena”.
Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007 dhe një në 2016.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…