Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën e kaluar, ka arritur në të paktën 34.179.
Të vdekur në Turqi janë konfirmuar 29.605, ka bërë të ditur të dielën qendra turke koordinuese për raste emergjente SAKOM.
Në anën tjetër në Siri janë konfirmuar 4.574. E aty përfshihen mbi 3.160 të vdekur në veriperëndim të Sirisë që nuk kontrollohet nga qeveria siriane.
Jugu i Turqisë dhe veriu i Sirisë shtatë ditë më parë u goditën nga dy tërmete të fuqishme prej 7.8 magnitudë dhe 7.6. E pas këtyre dy tërmeteve gjatë tërë javës janë regjistruar qindra dridhje tjera më të vogla të tokës.
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield të dielën i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit, të miratojë dy pika shtesë për dërgimin e ndihmave në pjesët e Sirisë që janë goditur nga tërmeti.
Konvoji prej 100 kamionëve me ndihma humanitare të Kombeve të Bashkuara janë futur të dielën në veriperëndim të Sirisë, përmes pikëkalimit kufitar të Turqisë Bab Al-Haëa, ka bërë të ditur zëdhënësi i UNOCHA, Madevi Sun-Suon.