POLITIKE

‘Nxehet’ këlyshi i Millosheviçit: Po shpërtheu lufta, Kosovës s’i bëjnë punë as 1 milion “Javelin”

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç komentoi blerjen e sistemit raketor “Javelin” nga ana e Kosovës. Daçiç tha se në rast të shpërthimit të luftës “Kosovës s’do t’i kryenin punë as një milion ‘Javelin’”.

“Ne kemi një problem më të thellë, këtu bëhet fjalë për interesa strategjike afatgjatë për të ndihmuar pavarësinë e Kosovës, të cilën ne e kundërshtojmë. Gjithçka që ka ndodhur që nga viti 1999 duhet të merret parasysh. Ushtria Clirimtare e Kosovës (UCK) u armatos nga Gjermania, SHBA dhe vendet islamike. Tani po ndodh e njëjta gjë”, u shpreh ish-kryediplomati serb në një paraqitje televizive për “Tv Pink” të dielën.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) konfirmoi ditë më parë se Kosova kërkoi që të blejë sistemin raketor Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarë amerikanë, ndërsa sipas Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen (DSCA), në pako përfshihen gjithsej 246 raketa anti-tank “Javelin” FGM-148F dhe 24 njësi për lëshimin e raketave.

DASH-i njoftoi se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, paraqiti të enjten para kongresit propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave dhe pajisjeve të tjera për Kosovën – një masë që synon rritjen e aftësive mbrojtëse të kombit të vogël ballkanik, në përputhje objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Në dispozicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përveç sisitemit të fuqishëm turk “OMTAS” për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të blinduara, pritet të jetë edhe sistemi anti-tank amerikan “Javelin”, i cili shkaktoi sensacion në fushëbetejën e Ukrainës kohën e fundit – një simbol i rezistencës së forcave ukrainase ndaj agresionit të Rusisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago