POLITIKE

Nxënësit në Gostivar manipulohen që të mbështesin ushtrinë turke në ofensivën në Siri

Disa qindra filloristë nga shkolla e Gostivarit “Mustafa Kemal Ataturk”, të shoqëruar nga mësimdhënësit të tyre, nën flamurin turk, dërgojnë përshëndetje ushtarake në shenjë të përkrahjes së ofensivës tej kuftare turke, që aludon në ofensivën në Siri, transmeton Gazeta Metro.

Fotografitë e ndara dje në Facebook, në faqen e shkollës, ndërsa në sqarim shkruan që më 17 tetor 2019, drejtori, mësimdhënësit dhe nxënësit nga shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk” me këtë akt japin mbështetje të konsiderueshme për sulmin turk ushtarak tej kufitar.

Në komentet nën ato, në anën tjetër, jepet mbështetje e hapur për qeverisjen e presidentit aktual turk Recep Tayyp Erdogan.

Numri zyrtar i shkollës në Gostivar nuk është në dispozicion. Mungoi edhe përgjigja në pyetjen e Radio MOF e parashtruar në FB faqen e tyre, rreth asaj se për çfarë ngjarje bëhet fjalë dhe çka kanë mësuar nxënësit nga i njëjti.

Kryetari i Komunës Gostivar, Arben Taravari për Radio MOF thotë që nuk është i informuar për ngjarjen, por shton që shërbimet e komunës do të reagojnë për këtë ngjarje.

“Qëndrimi im është që në shkolla nuk duhet të ketë asnjë pikë politikë. Nuk lejohet çfarë do lloji i lojërave politike në shkolla. Siç e dini Ministria për arsim ia ka pezulluar ingerencat Komunës Gostivar në sferën e arsimit. Drejtori i shkollës është drejtor i ri, i caktuar nga ministri për arsim prej para dy-tre muajsh. Unë do të kërkoj nga Sektori për arsim pranë Komunës Gostivar të bisedojnë me drejtorin, megjithatë ne nuk kemi kompetenca për shkarkim dhe caktim të drejtorëve”, thotë Taravari.

Edhe ambasada e parë fëminore në botë “Megjashi” ka reaguar ashpër ndaj këtyre informatave.

“Në këtë mënyrë bëhet manipulim dhe indoktrinim i fëmijëve në shkollat e vendit. Fëmijët përdoren për të thurë lëvdata intervenimeve luftarake, në vend që t’i mësojnë për mënyra paqedashëse të transformimit të konflikteve. Nuk i informojnë fëmijët për pasojat negative nga luftërat përkatësisht për statistikat e fëmijëve të vrarë në konfliktet, as për situatat në të cilat janë gjendur fëmijët prindërit e të cilëve janë vrarë në konfliktet luftarake dhe jeta pas humbjes së prindit, apo edhe për jetën e prindit pas humbjes së fëmijës në konflikt luftarak”, thonë nga “Megjashi” për Radio MOF.

Radio MOF këtë paradite ka kërkuar qëndrim për rastin nga Ministria për arsim dhe shkencë. Deri në publikimin e këtij tekstit, përgjigje nuk kemi pranuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago