FOTO&VIDEO

Nxjerrja e Ramës me forcë nga avioni në Gjermani/ Pse qeveria publikoi vetëm gjysmën e letrës së Lufthansa

Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite”.

Me këto fjalë, Endri Fuga, drejtori i Komunikimit të Kryeministrisë tentoi të shuante flakën e portaleve për incidentin ku shefi i tij ishte përfshirë gjatë një udhëtimi nga Gjermania në SHBA në dhjetor të vitit të kaluar.

Dhe Fuga publikoi një gjysmë faqeje të letrës së kompanisë “Lufthansa”. Në atë gjysmë-faqeje thuhet: “Në emër të Lufthansa German Airlines, kërkojmë ndjesë që ju dhe familja juaj jeni zbritur nga fluturimi LH442 i Lufthansa nga Frankfurt në Detroit më 3 dhjetor 2021 dhe na vjen thellësisht keq për çdo shqetësim që ka shkaktuar kjo ngjarje”.

Megjithatë e-maili nuk e shfajëson Ramën nga pretendimet e ngritura në Der Spiegel. Në të kompania është e kujdesshme të shprehet se kërkonte ndjesë vetëm “në rast se sjellja e ndonjë anëtari të ekuipazhit ishte perceptuar si jo e përshtatshme dhe nuk ishte trajtuar me ndjeshmërinë dhe diskrecionin e nevojshëm”.

Kjo sepse drejtuesi i Lufthansa, Carsten Spohr në intervistën për “Spiegel” e ka mbështetur veprimin e kompanisë së tij për “një shef qeverie” që kishte refuzuar të vendoste maskën.

“Si për çdo pasagjer asistenti i fluturimit iu lut me mirësjellje zotërisë të vendoste maskën: një herë, dy herë. Pas kësaj drejtuesja e kabinës shkoi tek ai: një herë, dy herë.

Pasi edhe pas kësaj nuk ndodhi asgjë kapiteni u kujdes që pasagjeri të zbritej nga bordi i shoqëruar nga policia federale. Unë mbështes plotësisht ekuipazhin tonë, nuk ka trajtime preferenciale,” – shtoi ai.

Edhe komentuesit i kërkojnë Fugës në profilin e tij në Twitter që të publikojë letrën e plotë të Lufthansa.

“Postimi i gjysmës së letrës është mashtrim” – shkruan dikush. “Po pra, me foto te emailit per gjysem. Propagande idiote. Jepe te gjithe emailin Fuga” – e mbështet dikush tjetër.

“Fjala kyçe e kesaj pjese hyrëse te nje letre te gjate kam pershtypjen, eshte “perceived” = “perceptuar” – vëren një i tretë që gjithashtu sheh se letra nuk është e plotë.

“Po gjysem tjeter ka letra? Te gjithe njerzit qe fluturonin me Lufthansa ne dhjetor 2021 duhet te mbanin maskë! Edhe Rama! Keto falje nuk mohojne lajmin” – shkruan një tjetër komentues.

I pyetur nga BIRN për të dhënë sqarime mbi pretendimet e “Spiegel”, Fuga tha se “nuk kishte asgjë për të shtuar”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

6 minuta ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

18 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

20 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

20 orë ago