Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të mërkurën shpërndau në rrjetet sociale një fotografi me qenin ushtarak amerikan, i cili e ndoqi liderin sirian të ISIS Abu Bakr-al-Baghdad deri në vdekje, e atë e shpërbleu me medalje.
Ose, të paktën, siç shkruan gazetare prestigjioze New York Times, ky ishte veç një mashtrim i radhës nga Trumpi, transmeton Koha.net.
Medaljen e kaltër që kinse ia ka vënë qenit, Trumpi e kishte modifikuar. Medalje të ngjashme i kishte dhënë në shenjë mirënjohjeje në vitin 2017, James C.McCloughan, mjekut ushtarak që doli në pension. Ai kishte punuar si mjek i ushtrisë amerikane në Vietnam, e medaljen Trumpi ia dha në Shtëpinë e Bardhë.
NYT e ka zbuluar këtë modifikim të Trumpit, dhe ka publikuar edhe fotografitë origjinale. Trumpi, madje kur publikoi fotografinë me qen shkroi “Heroi amerikan”.
Kujtojmë se qeni i plagosur në operacionin ushtarak amerikan kundër kreut të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi, është mbuluar me lëvdata nga Presidenti Donald Trump dhe krerët e ushtrisë amerikane.
Ata thanë se qeni “i mrekullueshëm” ka bërë në Siri një “punë të shkëlqyer, në ndalimin dhe në vrasjen” e terroristit në Siri.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…