Në seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës Ralf Gjoni e ka konsideruar të shëmtuar shembjen e teatrit Kombëtar ndërsa theksoi se ka një mungesë transparencë të procedura.
Gjoni ka kërkuar që të “mblidhen kryetarët e grupeve parlametanre dhe të ngrihet një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar të gjithë çështjen e Teatrit Kombëtar.”
Lexo edhe: “Mos qesh Taulant”, Ralf Gjoni me tone të ashpra: Duhet një komision hetimor për teatrin
Në përgjigje të kërkesës së deputetit, Ralf Gjoni, Taulant Balla u shpreh se kërkesa do të shqyrtohet sipas të gjitha procedurave, por shtoi se “djali duhet të bëjë letrat fillimisht.”
Balla u shpreh: “Nuk kam ca të shtoj mbi përgjigjen që dhatë ju. Dua mirëkuptimin e çdo kolegu.Nuk është mirë të vinë në Kuvend që të luajnë teatër mbi teatrin, sesa të dhemb ty shpirti për teatrin unë e di. Ditën që je bërë deputet i Kuvendit duhet të kuptosh që nuk mund të lash duart e të bësh sikur po të dhëmb shpirti për Teatrin me një fjalë tre minuta. Po merr përsipër propozimin. Bëj letrat.”
Deputeti Gjoni i është përgjigjur ironisë së Ballës duke kërkuar i revoltuar që të mos i drejtohet me “djali”.
Gjoni: “Mos më thuaj mua djalë. Ti je më kalama..Nuk është normale kjo.”