POLITIKE

Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Izraelit diskutojnë për rritje të bashkëpunimit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi është takuar me nënkryetarin e Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek dhe të dy përfaqësuesit e bizneseve të të dyjave vendeve u zotuan për rritje të bashkëpunimit dhe inicim për marrëveshje tregtare të lirë.

Pas takimit, Rukiqi tha se kjo vizitë e përfaqësuesit të bizneseve izraelitet në Kosovë ka synim të rris bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.

Derisa paralajmëroi vizitë në Izrael në tetor, Rukiqi tha se do angazhohen që të krijojnë kushte ligjore duke filluar me propozimin për marrëveshje tregtare të lirë në mes Kosovës dhe Izraelit.

“Kjo vizitë ka për qëllim që t’i identifikoj të gjitha mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Izraelit. Ne kemi shumëçka për të bashkëpunuar duke filluar nga tregtia, investimet por edhe nga mundësia për të pasur një nga përvojat e Izraelit në shtet ndërtim. Të dy Odat do të angazhohemi që të krijojmë dhe kushtet ligjore për këtë duke filluar nga propozimet që do i dorëzojmë tek të dy qeverisë për inicimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë në mes Kosovës dhe Izrealit. Është e rëndësishme që të kemi lidhje ekonomike me këtë shtet për shkak të fuqisë ekonomike që ka ky shtet dhe kompanive që janë rival në fusha dhe shumë sektor të ekonomisë“, u shpreh Rukiqi.

Nënkryetari i Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek e ka quajtur një lëvizje shumë të mirë vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, raporton KP.

Ndonëse është për herë të parë në Kosovë, Roznek thotë se krahas marrëdhënieve diplomatike është e rëndësishme që të zhvillohet edhe bashkëpunimi ekonomik e tregtare në mes dyjave vedneve mike.

“Vendi ynë dhe vendi juaj, tashmë kemi një lidhje të re, ju bëtë një lëvizje shumë të mirë në lidhje me ambasadën në Jerusalem. Ne vlerësojmë këtë, jo vetëm vendi, por edhe populli i Izraelit, e vlerësojmë këtë. Ambasada juaj ishte e para që u transferua në Jerusalem. Siç u them të gjithëve, marrëdhëniet diplomatike janë shumë të mira, por nëse nuk keni marrëdhënie ekonomike e tregtare, marrëdhënia nuk do të jetë e qëndrueshme dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu, në emër Odës Ekonomike Izraelite dhe marketingut izraelit, që të punojmë së bashku, të fillojmë bashkëpunimin, fillimisht në mes odave tona ekonomike e më pastaj edhe në mes kompanive nga Izraeli e Kosova”, tha ai.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

24 minuta ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

30 minuta ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

5 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

5 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

6 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

6 orë ago