Kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi këtë të martë, arritjen e marrëveshjes së re me Shqipërinë. Duke folur para parlamentit, Sunak tha se marrëveshja nis synon t’i japë fund dyndjes së emigrantëve ilegalë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.
“Muajt e ardhshëm, mijëra shqiptarë do të rikthehen në vendin e origjinës. Do të vazhdojmë me fluturimet e përjavshme të kthimit deri kur të kthehen të gjithë ata që nuk meritojnë të qëndrojnë”.
Sunak bëri të ditur se qeveria do të nisë nga viti i ardhshëm miratimin e ligjeve të reja, që ndalojnë emigrantët nga vende të sigurta të origjinës si Shqipëria, që hyjnë ilegalisht në territorin britanik nga brigjet jugore. Kush nuk meriton azil do të kthehet menjëherë në vendin e origjinës ose në qendrat pritëse jashtë territorit britanik. Kreu i qeverisë britanike bëri publike edhe detaje nga pikat e marrëveshjes.
“Do të vendosim oficerët tanë të kufirit në Aeroportin e Tiranës për herë të parë, për ndalimin e individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe atyre që vijnë këtu ilegalisht. Punonjësit tanë do t’ua bëjnë të qartë njerëzve se Shqipëria është vend i sigurtë origjine”.
Vetëm gjatë këtij viti, mbi 12 mijë shqiptarë hynë ilegalisht me varka në Britaninë e Madhe, një shifër që përbën gati 1/3 e numrit të përgjithshëm të klandestinëve që kaluan Kanalin e Anglisë.
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…