POLITIKE

Anijet me naftë ruse bllokohen pranë Stambollit

Çmimi tavan për blerjen e naftës ruse ka shkaktuar pa dashje një bllokim të anijeve që transportojnë karburant në ujërat pranë Stambollit, ndërsa Ankaraja vendos rregulla të reja pavarësisht trysnisë perëndimore. Që nga hyrja në fuqi e çmimit tavan për naftën ruse, Ankaraka ka kërkuar që të gjitha anijet cisterna, që përdorin ngushticën e Bosfori të jenë të pajisura me siguracione.

Dhjetëra nga anijet më të mëdha në botë të transportit të naftës janë bllokuar në ujërat pranë Stambollit, pre e mospajtimeve në rritje mes Turqisë dhe aleatëve perëndimorë.

Që nga hyrja në fuqi e çmimit tavan për blerjen e naftës ruse, Ankaraka ka kërkuar që të gjitha anijet që përdorin ngushticën e Bosfori pranë Stambollit të kenë siguracione. Ekspertët thonë se kjo është domosdoshme duke patur parasysh rreziqet që mund t’i vijnë qytetit më të madh të Turqisë.

Zëri i Amerikës bisedoi me konsulentin për energjinë Mithat Rende, i cili më parë ka shërbyer si ambasador i Turqisë në Katar.

“Anijet e transportit të naftës duhet të kenë siguracione për mallrat që transportojnë, në rast aksidentesh, si përplasjet, apo derdhjet e naftës. Duhet patur parasysh se anijet kalojnë pranë një qytetit si Stambolli, ku jetojnë 16 milionë banorë. Problemi qëndron tek derdhjet e naftës dhe përplasjet”.

Sanksionet e reja kundër Moskës i ndalojnë kompanitë e sigurimeve që t’u shesin siguracione anijeve cisterna nëse nafta ruse që transportojnë shitet mbi kufirin e çmimit tavan.

Kompanitë perëndimore të sigurimeve argumentojnë se kërkesa e Ankarasë për siguracion të përgjithshëm mund t’i ekspozojë ato ndaj sanksioneve, nëse ngarkesa e anijes shkel kufirin ndërkombëtar të çmimit.

Ndërsa Ankaraja u ka kërkuar të gjitha anijeve cisternë që të blejnë siguracione, përfshirë ato që nuk transportojnë naftë ruse, Uashingtoni është shprehur i zhgënjyer.

“Kemi komunikuar me Turqinë për mënyrën se si kufiri i çmimit zbatohet vetëm për naftën ruse. Kemi shpjeguar se çmimi tavan nuk kërkon kontrolle shtesë në anijet që kalojnë nëpër ujërat turke. Praktikisht të gjitha anijet e bllokuara nuk po transportojnë naftë ruse dhe nuk preken nga rregulli i çmimit tavan”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Cisternat ruse po i përmbushin kërkesat e Ankarasë duke blerë siguracion të brendshëm dhe anashkaluar sanksionet ndërkombëtare. Disa analistë sugjerojnë se Ankaraja mund të kërkojë lëshime nga aleatët.

Zëri i Amerikës bisedoi në Stamboll me zotin Yoruk Isik, analist gjeopolitik me Institutin e Lindjes së Mesme me qendër në Uashington.

“Qeveria dhe presidenti turk përdorin manovra politike për të bërë marrëveshje për çëshjte të tjera. Nëse nuk ka zgjidhje, çështja do të bëhet më problematike. Aktualisht, gjëja më shqetësuese është se duket se jemi në një ngërç”.

Ankaraja ka disa mosmarrëveshje me Uashingtonin, mes tyre blerjen e avionëve luftarakë amerikanë, aktualisht të bllokuar nga Kongresi.

Të hënën pesë anije cisternë kaluan pranë Stambollit, shenjë e një përparimi të mundshëm. Analisti Mithat Rende thotë për Zërin e Amerikës se është e nevojshme arritja e një marrëveshjeje sa më parë, duke patur parasysh kushtet atmosferike në hemisferën veriore.

“Është e rrezikshme që cisternat me karburant të qëndrojnë njëzet apo tridhjetë kilometra larg nga këtu, nga ngushticat turke apo nga Stambolli.”

Ndërsa më shumë anije cisterna udhëtojnë drejt Stambollit, thonë analistët, po shtohet trysnia për një zgjidhje të ngërçit./VOA/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

23 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago