Organizata e Kombeve të Bashkuara beson se ka zgjidhur misterin e ndalimit të papritur të një shkalle lëvizëse të martën, menjëherë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, hipi mbi të. Siç shkruan Reuters, dyshohet se kameramani i tij mund të ketë aktivizuar aksidentalisht një mekanizëm sigurie.
Sjellim ndërmend se Trump bëri shaka për incidentin gjatë fjalimit të tij para liderëve botërorë më herët atë ditë, pasi edhe teleprompteri nuk funksionoi.
“Këto janë dy gjërat që mora nga Kombet e Bashkuara, një shkallë lëvizëse të keqe dhe një teleprompter të keq,” tha ai përpara 193 vendeve anëtare, duke shkaktuar disa të qeshura në sallë.
Megjithatë, sekretarja për shtypin e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, nuk e mori aq lehtë.
“Nëse dikush në OKB e ndaloi qëllimisht shkallën lëvizëse në momentin që presidenti dhe Zonja e Parë po ngjiteshin, ai person duhet të pushohet menjëherë nga puna dhe të hetohet,” shkroi ajo në platformën X pas incidentit.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se të dhënat nga njësia qendrore e përpunimit të shkallës lëvizëse treguan se “ajo ishte ndalur pasi ishte aktivizuar një mekanizëm sigurie i ndërtuar në pjesën e sipërme të shkallës.”
Ai sqaroi se kameramani i Trump po lëvizte mbrapsht mbi shkallë për të filmuar mbërritjen e tij bashkë me Zonjën e Parë, Melania Trump.
“Kameramani mund të ketë aktivizuar aksidentalisht funksionin e sigurisë,” tha Dujarric në një deklaratë. “Ky mekanizëm është krijuar për të parandaluar që njerëzit ose objektet të kapen apo të tërhiqen në sistemin e ingranazheve.”
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…