Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se forcat ruse nuk po arrijnë të përparojnë në Ukrainë, pavarësisht bombardimeve të rënda të qyteteve të ndryshme të vendit.
Sipas Kancelarit, lufta nuk po shkatërron vetëm Ukrainën, por edhe të ardhmen e Rusisë. Ai gjithashtu paralajmëroi Moskën për sanksione të mëtejshme: “Ne i kemi shtuar vazhdimisht sanksionet, por këto masa nuk duhet të dëmtojnë më shumë shtetet europiane sesa lidershipin rus”.
Ai gjithashtu tha se Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe se të gjithë refugjatët janë të mirëpritur në vendin e tij.