LAJME

Operacion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me FBI amerikane, tre të arrestuar për përfitime në tregun kriminal online

Në një operacion të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Byronë Federale të Hetimeve – FBI, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfitime të kundërligjshme përmes administrimit të tregut kriminal online “BlackDB”

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike në bashkërendim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, pas veprimeve hetimore disa mujore, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës me ç’rast janë zhvilluar kontrolle në dy lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Gjilan.

“Këto dy raste (RYDOX dhe BlackDB) janë hetuar në bashkëpunim me autoritetet e ShBA-së (Prokurorinë dhe Byronë Federale të Hetimeve – FBI). Në rastin RYDOX ka pasur bashkëpunim edhe me autoritetet e Shqipërisë (SPAK dhe Policia e Shtetit – Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike) ku është bashkërenduar operacioni policor me ç’rast edhe në Shqipëri është arrestuar një person i dyshuar si bashkëpunëtor i dy të dyshuarve nga Kosova”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, të dyshuarit në rastin RYDOX, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanë themeluar dhe udhëhequr për disa vite me radhë tregun kriminal online “RYDOX”.

“Ky treg online ka qenë i dedikuar për keqbërës të cilëve u ka ofruar, shitur dhe trafikuar produkte dhe shërbime të kundërligjshme, përfshirë të dhëna personale të viktimave (shtetas amerikanë) si: emra, adresa, numra të sigurimit social, patentë shoferi, e-mail adresa dhe fjalëkalime, dhe të dhëna të llogarive bankare për qasje online”.

Tutje thuhet se tregu kriminal online ka qenë i vendosur në një server në Malajzi, dhe në bashkëpunim me autoritetet e Malajzisë ky server është sekuestruar.

“I dyshuari në rastin BlackDB, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ka udhëhequr për disa vite me radhë administrimin e tregut kriminal online ‘BlackDB’”.

Policia thotë se ky treg kriminal online ka ofruar për shitje të dhëna të llogarive dhe serverëve të komprometuar, të dhëna të kartave të kreditit, dhe të dhëna tjera personale të shtetasve amerikan. Keqbërësit kibernetik, me të dhënat që janë furnizuar nga tregu “BlackDB” i kanë përdorur për qëllime të ndryshme kriminale, përfshirë mashtrimet me taksa, mashtrime me kartela krediti, dhe vjedhje identiteti.

“Gjatë këtij operacioni policor, janë arrestuar 3 (tre) persona të dyshuar të cilët janë gjetur në lokacionet përkatëse. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar kriptovaluta; kompjuterë llaptop; shtëpiza kompjuteri; telefona mobilë dhe pajisje memorizuese”.

Me vendim të Prokurorit Special tre të arrestuarit ndalohen për 48 orë. Rasti është në proces të mëtutjeshëm hetimor. Gjithashtu, veprimet në të ardhmen do të merren në bashkërendim me autoritetet e ShBA-së, thuhet në njoftim.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Ta mposhtim çdo armik të Amerikës”: Mesazhi i presidentit Trump për kadetët, përfshirë edhe ata nga Kosova

Në ceremoninë solemne të diplomimit në akademinë prestigjoze ushtarake “West Point” në New York, presidenti…

43 minuta ago

Shqipëria dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Shqipëria ka marrë vetëm një pikë përballë Serbisë, pasi ndeshja që u zhvillua në kuadër…

58 minuta ago

Ukrainasit publikojnë pamje të reja të sulmit kundër bombarduesve rus

Siguria Ukrainase (SBU) ka publikuar pamje të reja nga operacioni “Rrjeti i Merimangës”, ku shfaqet…

7 orë ago

Ndihmësi i Trumpit sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve…

8 orë ago

Ukrainasit nuk ndalen, rrëzojnë avionin luftarak rus Sukhoi në Kursk

Një javë pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu një sulm të madh me dronë…

8 orë ago

Qorrolli: Populli ynë “kurban” ka zgjedhur vet kasapin me zgjedhjet e fundit – tash t’i durojnë rritjen e tarifave

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë për mosreagimin konkret…

10 orë ago