Operacionet luftarake bëjnë bashkë ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë

Ushtarët e Kosovës dhe ushtarët e Shqipërisë janë bërë bashkë për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përgëzuar ushtarët për suksesin në stërvitjen e përbashkët.

“Vazhdojmë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake. Përgëzime për suksesin në stërvitjen e përbashkët të efektivëve tanë me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë. Së bashku gjithmonë më të fortë”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.