Shefi i Shtabit të Përbashkët amerikan, gjenerali Dan Caine, deklaroi se operacioni ushtarak në Venezuelë u nis me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë dhe u kodua me emrin “Absolute Resolve”.
Sipas tij, misioni përfshiu 150 avionë që vepruan në disa drejtime për të çmontuar mbrojtjen ajrore të Venezuelës, duke i hapur rrugë helikopterëve amerikanë të hynin në Karakas.
Caine tha se një ekip i dytë helikopterësh u aktivizua për të nxjerrë Nicolás Maduron dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, dhe se këta helikopterë u vunë nën zjarr gjatë operacionit. Ai shtoi se një nga avionët amerikanë u godit, por mbeti i aftë për fluturim.
Sipas gjeneralit amerikan, i gjithë operacioni zgjati rreth dy orë e 20 minuta dhe u mbështet në përvojën shumëvjeçare të ushtrisë amerikane në operacione të ndërlikuara speciale.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…