Dy persona, origjina e të cilëve nuk është bërë e ditur, janë arrestuar nga policia në Uruguai pas një operacioni anti-drogës të koduar “Albania” të martën, shkruan Euronews.
444 kilogramë kokainë u sekuestruan në Tacuarembo të Uruguait. Droga ishte hedhur nga një avion i vogël që po fluturonte mbi zonën e Rincon de Zamora, në Montevideo Chico. Më pas trafikantët e kanë transferuar në një kamion që mbante lëndë drusore. Dy drejtuesit e mjeteve 24 dhe 36 vjeç u arrestuan.
Në një konferencë për shtyp, Richard Saravia, shefi i policisë së Tacuarembo ka thënë se ky është një sekuestrim rekord për departamentin dhe e quajti aksionin si diçka historike.