BOTA

Operacioni i ushtrisë izraelite në Gaza, ushtarë të maskuar si refugjatë për të liruar 4 pengjet

Është “tragjike” dhe “zemërthyese” që “aq shumë njerëz të pafajshëm u vranë gjatë operacionit të kryer nga Izraeli në Rripin e Gazës për gjetjen e katër pengjeve”.

Kështu është shprehur Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan. Sullivan është zyrtari kryesor nga SHBA që thyen heshtjen për sulmin e Izraelit në kampin Nuseirat. Një operacion i cili shkaktoi 274 vdekje dhe 698 të plagosur. Medit ndërkombëtare flasin për prezencë të ushtarëve amerikan në operacion, por Sullivan e mohon një fakt të tillë.

“Nuk kishte forca amerikane, asnjë çizme e ushtrisë amerikane nuk ishte në terren apo i përfshirë në këtë operacion. Ne nuk morëm pjesë ushtarakisht në këtë operacion. Në këtë operacion u vranë tragjikisht njerëz të pafajshëm. Nuk e dimë numrin e saktë, por u vranë njerëz të pafajshëm dhe kjo është tragjike”, tha Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Sullivan shton se një marrëveshje do të ishte mënyra më e mirë për të liruar pengjet. Shumica e vendeve të Lindjes së Mesme, të udhëhequra nga Egjipti dhe Turqia, e dënuan operacionin e Izraelit. Sakaq, detaje të reja kanë dalë rreth operacionit. Strategjia e miratuar ishte ajo e maskimit. Sipas uebsajtit saudit Asharq, i cili citon dëshmitarë në Gaza, disa anëtarë të forcave speciale u vetëidentifikuar si persona të zhvendosur nga Rafah. Forcat speciale të përfshira janë pjesë e njësive izraelite që veprojnë në zonat palestineze, të mësuara të përzihen me vendasit, madje flasin rrjedhshëm edhe gjuhën arabe. Në operacion ishin të përfshirë edhe gra, të cilat ishin maskuara.

Njësitë e specializuara hynë në kampin Nuseriat nga një zonë afër pikës së ndihmës amerikane. Lufta e vazhdueshme dhe viktimat e larta, kanë detyruar Hamasin të kërkojë armëpushim. Një zyrtar i lartë i Hamasit, citon Reuters, i kërkoi Shtetet e Bashkuara të bëjë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, përpara vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në rajon. Blinken do të vizitojë Egjiptin dhe Izraelin si përpjekje për gjetjen e një marrëveshje mes palëve. Vizita synon gjithashtu të sigurojë që lufta të mos zgjerohet në Liban. Izraeli ndodhet në vështirësi, pas largimit të Benny Gantz i partisë së qendrës së djathtë.

Largimi nuk pritet të ketë implikime serioze për qeverinë e Netanyuahut por mund ta lërë këtë të fundit më të dobët përballë linjave të ashpra kundërshtuese të luftës dhe një përshkallëzim të mundshëm në luftimet me Hezbollahun libanez.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago