BREAKING NEWS

‘Operacioni special ushtarak’ fillon nga e para: Këto janë pesë objektiva të reja, a po hyn Bjellorusia në luftë?

Pasi Vladimir Putin e përjetoi sulmin në urën e Kerçit si një fyerje dhe turp personal, ai me sa duket po kthehet në pozicionet fillestare të “operacionit të tij special ushtarak”, siç ishte konceptuar para se të fillonte – një sulm i përgjithshëm, gjithëpërfshirës dhe pa dallim në të gjithë Ukrainën me qëllim pushtimin e vendit, likuidimin e Presidentit Volodymyr Zelensky (raketat goditën zyrën e tij, selinë e shtabit të ushtrisë dhe agjencinë ukrainase të inteligjencës dhe sigurisë), instalimi në Ukrainë i një regjimi kolaboracionist pro-Kremlinit identik me atë në Bjellorusi, shkatërrimi i infrastrukturës – siç thonë në Moskë – “le ta kthejmë Ukrainën në mesjetë”, dhe shkatërrimin e komunikimeve përmes të cilave ndihma dhe armët mbërrijnë në Ukrainë nga Perëndimi.

Gjithmonë e më shumë Bjellorusia po merr konturet e palës së përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë.

Presidenti Aleksander Lukashenko ka mbledhur sot me emergjencë krerët ushtarak të vendit ish-sovjetik, duke zyrtarizuar marrëveshjen mes tij dhe Vladimir Putin për krijimin e një “ grupi të përbashk\t ushtarak në rajon”, praktikisht forma burokratike për të shpallur atë që mund të cilësohet si një bashkim të forcave të Minskut me ato të Moskes në fushëbetejën ukrainase.

“Themeli i këtij grupi të përbashkët do të jetë ushtria e Bjellorusisë¸ dhe ky grupim tashmë ka filluar”, deklaroi Lukashenko, që deri më tani kishte mbetur mbështetës por jo i përfshirë në konflikt, përtej ditëve të para kur tanket ruse u nisën pikërisht nga Bjellorusia ku po zhvillonin një “stërvitje të programuar” për t’iu drejtuar Kievit, duke dështuar më pas në mënyrë të bujshme edhe për shkak të terrenit jo të favorshëm.

Arsyet e shmangies së deritanishme të Bjellorusisë, që është faktikisht një satelit rus, ka ardhur edhe sepse sondazhet informale tregojnë një kundërshti të opinionit publik bjellorus për t’u përfshirë në luftë.

Por vendimi i Lukashenkos tashmë ndryshon gjithçka, dhe konfirmohet nga burimet që thonë se pjesë e sulmeve të sotme në gjithë territorin ukrainas janë nisur edhe nga ky vend.

Bjellorusia ka një ushtri që mbahet ende mbi një armatim kryesisht sovjetik, dhe arrin deri në 62 mijë efektivë, por ka edhe rreth 340 mijë rezervistë, dhe mund t’i japë Moskës një ndihmë të madhe logjistike, si dhe mundësi sulmi të ndryshme, gjatë gjithë territorit të kontrolluar nga Kievi.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

27 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

13 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

14 orë ago