Pas bojkotit të zgjedhjeve nga opozita në Shqipëri, duket se kokëçarja e radhës për Brukselin do të jetë e njëjta gjë dhe në Serbi.
Një pjesë e opozitës atje ka njoftuar se nuk do të votojë në prill nëse kushtet e zgjedhjeve nuk ndryshojnë.
Komisioni Evropian vlerëson se bojkotimi i zgjedhjeve parlamentare, të shpallura nga opozita në Serbi, me siguri “nuk është një rrugë e duhur”.
“Ne kemi thirrur gjithmonë që debati politik të zhvillohet në parlament dhe inkurajojmë pjesëmarrjen demokratike të të gjitha forcave politike”, tha zëdhënësja e Komisionit, Ana Pisonero.
Në një konferencë të rregullt për shtyp në Bruksel, Pisonero u pyet për pozicionin e Komisionit në lidhje me njoftimin e opozitës në Serbi se do të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në vend, e cili gjithashtu u karakterizua si një “tendencë e përgjithshme” në rajon, referuar rastit të Shqipërisë.
“Komisioni Evropian gjithmonë ka bërë thirrje për dialog konstruktiv nga të gjitha palët”, tha Pisonero.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, siç njoftohet nga Presidenti Vuçiç, do të mbahen në 19 ose 26 Prill.
Këto janë zgjedhjet e para parlamentare që do të mbahen brenda një periudhe të rregullt 4-vjeçare nga ardhja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në 2012.
Një pjesë e opozitës në Serbi thotë se nuk do të votojë më nëse kushtet e zgjedhjeve nuk ndryshojnë, duke vlerësuar situatën aktuale si jodemokratike.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…