Opozitarja e diktatorit Lukashenko kishte vizituar Shqipërinë

Kandidatja opozitare bjelloruse, kundërshtarja e përbetuar e diktatorit bjellorus dhe mikut të Putinit e diktatorit serb Millosheviq, Alekxander Lukashenko, Svetlana Tihanovskaya është mike e shqiptarëve.

Në një foto ku shihet ajo me familjen e saj, të realizuar në njërën nga monumentet arkeologjike shqiptare në Shqipëri, bashkëshorti i saj Sergei Tihanovsky bart fanellën kuq e zi me flamurin kombëtar shqiptar. Sergei ka qenë i burgosur politik në sistemin dikatorial të Lukashenkos, për shkak të aktivitetit të tij si influencues në Youtube si video-bloger. Kjo gjë i ka bërë mediet serbe të reagojnë ashpër.

Më 15 maj të këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi, refuzoi që ta regjistronte nismën e Sergei Tihanovsy, kështu që, si reagim, bashkëshortja e tij Svetlana paraqiti kandidaturën për presidente të Bjellorusisë. Pesë ditë më vonë, KQZ bjelloruse e regjistroi Tihanovskaya si grup nismëtar. Bashkëshorti i saj, Sergei, u bë shef i stafit.

Më 29 maj 2020, në qytetin Grodno, u mbajt një takim për të mbledhur nënshkrime për emërimin e Tikhanovskaya si kandidate për presidencën e Republikës së Bjellorusisë, mirëpo Sergei Tikhanovsky, Dmitry Furmanov dhe të tjerë u arrestuan.