KRYESORE

Vuçiq: Takimi mund të shtyhet për 3 ose 4 shtator, nëse ndodhë diçka e rëndësishme na bashkohet Trumpi

Bisedimet në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, ka shumë gjasa të zhvillohen më 3 dhe 4 shtator për shkak të mundësisë që në to të merr pjesë edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.Kështu së paku ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë një interviste për mediat serbe teksa ka konfirmuar raportimin për shtyrjen disa ditore të bisedimeve.

Vuçiq ndër të tjera tha se shqiptarët nuk janë aspak të interesuar për ekonominë, por po mendojnë që të zgjidhet statusi i tyre.

“Nëse ata na kërkojnë njohje në këmbim të integrimit Euro-Atlantik, ne do t’u themi, jo faleminderit, le të bëjmë diçka më serioze”, theksoi ai.“Presidenti Trump ka një politikë më të mirë ndaj Serbisë sesa njerëzit e administratave të mëparshme. Richard Grenell gjithashtu ka ide të mira. Gjithçka që është negociuar në dhjetë vitet e kaluara, jo për njohje, por për normalizim, u kryen nën kujdesin e Brukselit”, shtoi presidenti serb.

“Ne përpiqemi të mos zemërojmë askënd dhe do të ishte e papërgjegjshme dhe e dëmshme të refuzojmë një ftesë në Shtëpinë e Bardhë ose Bruksel”, shtoi Vuçiq.Ndryshe, bisedimet raportohet se do të prodhojnë tri marrëveshje të reja ekonomike mes dyja shteteve.Ndërsa deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se do të nënshkruhet marrëveshja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago