Në Lutogllavë të Pejës, sot rreth orës 3:30 të mëngjesit, dy hajna të maskuar kanë hyrë në një dyqan ku kanë vjedhur të gjitha gjërat, shkruan Gazeta Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë pronari i dyqanit i cili po ashtu ka dërguar edhe dy video në adresë të redaksisë.
Në video shihen dy persona të maskuar, të cilët hapin derën e dyqanit dhe hyjnë brenda, teksa pas pak minutash ata dalin me disa thasë të mbushur.
Ai ka thënë se është njoftuar edhe Policia e Kosovës, për këtë rast.
Insajderi, ka provuar të kontaktojë me policinë rajonale të Pejës, mirëpo nuk kanë qenë të qasshëm.
Kjo vjedhje ka ndodhë edhe pse në Kosovë tash e disa ditë janë duke u zbatuar masa të ndalimit të qarkullimit të qytetarëve pas orës 17:00, pas rasteve me virusin COVID-19.