Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar përpjekjet për armëpushim.
“Urdhërova ushtrinë të vazhdojë të përparojë në Gaza kundër të gjitha objektivave, pavarësisht nga çdo negociatë, dhe të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur ushtarët dhe për të eliminuar vrasësit e Hamasit”, tha ministri në një deklaratë.
Më tej ai tha “Ose Hamasi do t’i lirojë pengjet [të cilët i rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit], ose ai do të shfaroset”.
Hamasi dha përgjigjen e tij dje ndaj një propozimi amerikan për armëpushim. Pa qenë e qartë nëse e pranon apo jo, ai propozoi një sërë amendamentesh të cilat pala amerikane i hodhi poshtë si të papranueshme.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…