LAJME

Osmani bën homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova: Ia kushtoi ҫdo ditë të jetës së tij lirisë e pavarësisë së vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova në përvjetorin e 18’të të vdekjes së tij.

Osmani dhe Kurti kanë vendosur kurora lulesh te varri i Rugovës.

Presidentja Osmani tha se Rugova ia kushtoi ҫdo ditë të jetës së tij lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Ajo deklaroi se ish-presidenti arriti që në një kohë të vështirë për popullin tonë të ndërtojë aleanca të cilat, siҫ u shpreh ajo edhe sot i duhen Kosovës.

“Sot përkujtojmë presidentin historik të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, atin themelëtar dhe arkitektin e Pavarësisë së vendin tonë, njeriun i cili ia kushtoi ҫdo ditë të jetës së tij, lirisë dhe Pavarësisë së vendin dhe punoi në radhë të parë bashkë me popullin e Kosovës e në radhë të dytë bashkë me aleatët tanë në mënyrë që sot ta gëzojmë këtë të vërtetë pas shumë sakrificash të vendin tonë”.

“Presidenti Rugova arriti që në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhen Kosovës, prandaj sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca të cilat do të na ndihmojmë që të ecim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në BE dhe në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Osmani.

Po ashtu homazhe kanë bërë ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup pati edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I vranë bashkëshorten dhe një fëmijë, por Mojtaba Khamenei është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

Në Teheran, situata politike dhe ushtarake mbetet e tensionuar pas sulmit që goditi familjen e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Misteri rreth vdekjes së komandantit famëkeq të grupit Basij që urrehet nga të gjithë iranianët

“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që…

2 orë ago
  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

14 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

19 orë ago