Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të vendit.
Ajo tha se nëse nuk hiqen barrikadat, institucionet e Kosovës do të veprojnë për shkak se sipas saj, sa më shumë që të mbesin barrikadat aty, aq më shumë po rrezikohet jeta e qytetarëve.
“Pikërisht për shkak të koordinimeve dhe bashkërendimit me aleatët tanë, jam e bindur se është çështje orësh heqja e barrikadave dhe në qoftë se nuk largohen ato përfundimisht, natyrisht që duhet të ketë veprim të menjëhershëm por të dakorduar të institucioneve tona së bashku me institucionet ndërkombëtare të sigurisë”, është shprehur Osmani në Rubikon.
Osmani tha se barrikadat aktuale nuk kanë qenë asnjëherë barrikada më të rrezikshme, teksa tha se nuk mund të tregojë arsyen e rrezikshmërisë pasi mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, policisë, KFOR-it e EULEX-it.
“Por, për shkak se mund të rrezikohet jeta e policëve tanë, e ushtarëve të KFOR-it, e personelit të EULEX-it, e civilëve mbi të gjitha, unë s’mund tani t’i jap ato detaje”.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…