POLITIKE

Osmani i përgjigjet Thaçit: Kërkesa juaj për adresim Kuvendit do të trajtohet pas 9 marsit

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me kërkesën e sotme për seancë.

“I nderuar president Thaçi, ju falënderoj për letrën tuaj dërguar sot, me të cilën keni shprehur gatishmërinë për t’i adresuar Kuvendit të Kosovës, në të njëjtën ditë në orën 16:00. Ju njoftoj se në përputhje me praktikat e mëhershme, të ndërtuara tashmë nga Presidentët që kanë shërbyer para jush, kërkesa për t’iu adresuar Kuvendit duhet të dërgohet disa ditë më herët, në mënyrë që Kuvendi të ketë kohë për ta organizuar seancën”, i ka shkruar Osmani, transmeton Koha.net.

Për më tepër, shkruan Osmani, Kuvendi i Kosovës sikurse dhe shumica e deputetëve do të jenë të angazhuar në aktivitetet për nder të Epopesë së UÇK-së.

“Ato do të mbahen përgjatë datave 5,6 dhe 7 mars. Kurse më 9 mars, Kuvendi do të organizojë seancë tematike me qëllim të sensibilizimit të opinionit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, shkruan ajo.

“Prandaj, kërkesa juaj për adresim Kuvendit, do të trajtohet që në mbledhjen e parë të Kryesisë e cila do të mbahet menjëherë pas 9 marsit. Meqenëse adresimi që keni kërkuar ta bëni para deputetëve nuk është trajtuar si çështje urgjente në letrën tuaj, do t’ju njoftojmë shumë shpejt për datën, në të cilën ju mund t’ adresoheni Kuvendit, në përputhje me nenin 84 (30) të Kushtetutës”, përfundon letra e Osmanit.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

36 minuta ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

41 minuta ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

5 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

5 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

6 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

6 orë ago