POLITIKE

Osmani ia kthen ‘diss’-in Gërvallës me këngën tjetër të Dafinës: Me kast, mjeshtër i mashtrimeve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, mbrëmë ka marrë fjalën në organizimin e bërë në nderim të mërgatës së Kosovës, ku e ka përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani, me të cilën ka pasur një përplasje tejet të ashpër rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gërvalla emrin e presidentes e ka përmendur derisa ka treguar se këngëtarja Dafina Zeqiri ka kënduar këngën “llafe, llafe”, e që sipas kryediplomates është kënga e presidentes Osmani.

‘Diss’-in Osmani ia ktheu sot në konferencë, duke e përmendur një këngë tjetër të Dafinës.

“Nuk e kom pa, po u dashka me gjetë edhe me pa. Nuk do të komentoja raporte, por kemi dallime në qëndrime dhe janë të qarta dhe publike. Nëse doni me vazhdua pak me kangë të Dafinës, e ka një të re “me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast, me kast përsëritës i gabimeve. Përndryshe, Dafina një përkrahëse e fuqizimit të gruas dhe kauzës së barazisë gjinore” – tha Osmani, raporton Sinjali.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago