Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian ka thënë se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Osmani u shpreh se Evropa duhet ta përqendrojë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, duke investuar në parandalimin e taktikave destablizuese të Serbisë.
“Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor”.
“Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë”, shkroi Osmani, transmeton e Klankosova.tv.
E para e shtetit po e përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…