Osmani nuk mohon se do të votojë kundër qeverisë

Një bashpartiak e pati akuzuar për mosguxim që të kandidojë për kryetare të Mitrovicës.

Por, pikërisht në këtë qytet Vjosa Osmani po zotohet të lë gjurmë në politikën e vendit.

Për me tepër, nënkryetarja e shkarkuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që këtu erdhi si kryetare e Kuvendit, po thotë se këtë po e bën për ta mbrojtur interesin e votuesve, njofton Klan Kosova.

Gruaja më e votuar e Kosovës, garanton se askush nuk do të lejohet të bëjë pazare me kufijtë e vendit.

Politikania që së fundi shihet shumë e afërt me lëvizjen Vetëvendosje, nuk e ka ende një qëndrim nëse do ta mbështes mocionin e saj kundër qeverisë.