Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar deklaratat e presidentit Thaçi lidhur me familjen e saj.
Osmani ka thënë se është e çuditshme për të që as kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe asnjë nga zyrtarët e lartë të kësaj partie nuk kanë reaguar për siç ka thënë, kërcënimet që presidenti Thaçi ka bërë në drejtim të saj.
Osmani i ka krahasuar kërcënimet e tilla me ato që bëheshin gjatë viti 1999 në drejtim të anëtarëve të LDK-së, derisa ka thënë se nëse diçka i ndodh familjes së saj, tashmë e dinë se kush qëndron pas tyre.
“Unë e kam parë reagimin e kryetarit Mustafa kur kanë qenë disa shkrime në Facebook, por nuk ka reaguar ndaj deklaratës të presidentit kur është momenti kur kërcënimi bëhet serioz. Pikërisht siç e kam thënë edhe ambasadorët e Quintit thotë se deklaratat e tilla nxisin dhunë. Për mua është e çuditshme dhe nuk e kam parë ndonjë zyrtar të lartë të reagojë. Kurrë nuk ka ndodhë në Kosovë, asnjë president, kryeministër apo kryetar i Kuvendit të bëjë deklarata të tilla që mund të nxisin dhunë. Prandaj në reagimin tim kam thënë se kjo ma kujton vitin 99 kur bashkëpunëtorët e LDK akuzoheshin për lidhje me Serbinë dhe pastaj dihet se çka ka ndodhë. Nëse diçka i ndodhë familjes sime, ne tash e dimë kush është, për shkak të deklaratave shpifëse. Unë do të doja ta shoh presidentin Thaçi si president jo si shpifës”, u shpreh ajo në Jeta në Kosovë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…