Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nuk i di arsyet e mungesës së kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në takimin e thirrur të mërkurën për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta me liderët e partive politike.
Pas takimit, në një konferencë për media, Osmani u ka sugjeruar gazetarëve të shkojnë ta pyesin vetë Kurtin për mungesën.
“Siç e dini të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel kryetarësh. Nënkryetari Glauk Konjufca ka shprehur gatishmëri të plotë të vijë në takim. Por pasi partitë kanë qenë vetëm në nivel kryetarësh, e kemi mbajtur parimin për të gjithë dhe Konjufca me mirëkuptim e ka zbatuar. Sot nuk ka qenë prezent kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk i dimë arsyet besoj mund ta pyesni drejtpërdrejt atë, po supozoj se është në zyrë. Kështu që mund të shkoni dhe ta pyesni”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se nuk ka marrë përgjigje nga Kurti.
“Unë i ftoj një herë në katër vjet për zgjedhje të rregullta, mirëpo secili kryetar i partisë i zgjedh prioritetet e veta”.
Presidentja ka dhënë edhe detaje për takimin me liderët e partive politike, duke thënë se janë ende në procesin e konsultimit. Ajo ka thënë se partitë patën preferenca të ndryshme mes datave 26 janar – 16 shkurt 2025. Por ka shtuar se nuk është dallim i madh.
“S’kishte insistim, kishte preferenca. Pas disa analizave që do të bëjmë, do ta shpallim datën e zgjedhjeve sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Osmani, teksa më vonë ka shtuar se data pritet të dihet në mesin e gushtit.
Në takim morën pjesë pothuajse të gjithë kryetarët e partive politike, përveç Listës Serbe dhe partisë së Fitim Damkës.
Nga Qeveria kanë thënë se emri i Konjufcës do duhej të ishte i pranushëm pasi kryeministri Kurti është “në një drekë me ambasadorët që ishte aranzhuar para tre jave”.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…