LAJME

Ozer: Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi, Gjykata e dënon me burg

Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendimin dënim me burg për Faruk Ozer, 28-vjeçari turk i akuzuar për mashtrim me vlerë miliona euro me kriptomenedhat.

Gjithashtu është miratuar kërkesa për ekstradim në Turqi.

“Ndaj meje është sulm politik. Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi”, kështu ka thënë bosi turk i kriptomonedhave në seancën gjyqësore.

Arrestimi u realizua nga operacionalja e policisë se Elbasanit.

Kjo pas informacioneve të marra për vendodhjen e tij në jug të vendit.

Raportohej se bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ai është akuzuar edhe më herët se ka ndihmuar Ozerin që t’i fshihej autoriteteve.

Gjykata e Tiranës asokohe dha masën “arrest shtëpie” për Edevaldo Haxhiun, i cilin mohoi se ka pasur njohje me Ozeri-in.

Në fillim të prillit të këtij viti, mediat turke kishin bërë të ditur se Prokuroria kishte shpallur në kërkim dhe kishte bërë kërkesë për dënim maksimal ndaj shtetasit turk Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohej për mashtrim në kripto.

Sipas tyre Ozer ndodhej në arrati dhe i lirë në Shqipëri.

Faruk Fatih Ozer ishte themeluesi dhe CEO i kompanisë “Thodex”.

Thodex ishte një hapësirë ku përdoruesit mund të ruanin, blinin dhe shisnin kriptovaluta. Faqja e internetit papritmas doli jashtë linje më 19 prill, duke u pamundësuar klientëve aksesin në fondet e tyre.

Thodex ndërkohë kishte informuar përdoruesit se do të dilte jashtë linje për 4 – 5 ditë për shkak të një procesi shitjeje.

Platforma, e cila trajton miliona dollarë në transaksione çdo ditë, ishte një nga platformat kryesore të kriptove në vend.

Përdoruesit shprehën shqetësime në Tëitter, kur nuk mund të hynin në llogaritë e tyre ose të tërhiqnin fondet e tyre, duke çuar në bastisje të policisë në të gjithë vendin.

Si rezultat, pati pretendime se rreth 2 miliardë dollarë para të investitorëve u humbën. Në atë kohë u arrestuan dhe u ndaluan gjatë hetimeve rreth 62 persona.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

5 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago