Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se sot në vend është shëruar vetëm një rast i ri i infektimit me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend. Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 87 persona të prekur nga koronavirusi.
Kurti ka thënë se lajmi i mirë erdhi edhe pa gjendje të jashtëzakonshme, teksa ka thumbuar presidentin Hashim Thaçi dhe kundërshtarët e tij të tjerë.
“Pa gjendje të jashtëzakonshme por me punë dhe përgjegjësi të pazakontë, sonte nga 220 teste për virusin Corona, 87 rezultojnë të shëruar e vetëm 1 pozitiv”, ka shkruar Kurti në Facebook.