POLITIKE

Kurti: Osmani është udhëheqësja e vërtetë e LDK-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se partia që ai drejton në zgjedhjet e ardhshme duhet të dalë ‘më shumë se e para’, duke kërkuar kështu që të arrijë të fitojë më shumë se gjysmën e vendeve në Kuvend, në mënyrë që të mos ketë koalicion qeverisës sikur në rastin e fundit me LDK-në.

Në një emision në RTSH, Albin Kurti nuk ka folur direkt nëse si parti synojnë të fitojnë 51 për qind të votave nëse mbahen zgjedhjet e reja ashtu sikurse po këmbëngulë Lëvizja Vetëvendosje.

“Lëvizja Vetëvendosje, përveç se duhet të dalë e para, duhet të dalë edhe më shumë se e para, pasi kur bëhet fjalë për luftimin e krimit dhe korrupsionit të tjerët po bëhen bashkë kundër nesh. Ne nuk iu kemi vënë vijë të kuqe LDK-së, por lidershipi i kësaj partie kaloi këtë vijë të kuqe dhe kaloi në anën tjetër”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, udhëheqësja e vërtetë e LDK-së është Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, “e cila këtë parti e ngriti nga pozitën e dytë në nivel vendi, por që paralajmëroi se me qasjen e tanishme kjo parti sërish do të renditet e treta”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

9 minuta ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

11 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

17 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

23 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago